​Ja çfarë konfiskoi policia deri më tash në Shtërpcë

Policia e Kosovës nga mëngjesi ka nisur një aksion kundër strukturave ilegale në katër lokacione të Shtërpcës për largimin e  kamerave të vendosura nga strukturat ilegale dhe sekuestrimin e disa  dokumentacioneve.

Aktualisht aksioni po vazhdon në qendrën e kësaj komune ku Policia e Kosovës po sekuestron  disa dokumentacione nga objekti i strukturave paralele, ku më pas po i vendosin në një kamion.

Prokurori i rastit, Rasim Maloku tha për KosovaPress se gjatë këtij aksioni janë sekuestruar materialet dhe pajisjet e kamera të sigurisë të vendosura nga strukturat paralele.


“Operacioni po zhvillohet në katër lokacione ne objektin e strukturave ilegale në TV Herc dhe në një shkollë edhe tek  vendet ku janë të vendosura kamerat e sigurisë ku i kanë  vendosur strukturat paralele. Janë sekuestruar të gjitha materialet dhe pajisjet dhe në një shkollë është gjetur një pajisje për monitorim të kamerave të sigurisë nga strukturat ilegale tash për tash të arrestuar nuk do të ketë meqë drejtori i Tv herc është në arrati, drejtori i shkollës do të thirret për intervistim kurse ish-kryetari i komunës është në pataburgim”, tha ai.

Tutje ai tha se dokumentacione do të regjistrohen nga forenzika.

“Të gjitha dokumenqtcionet janë duke u bartur dhe do të regjistrohen nga forenzika”, tha ai.

Ekipi i KosovaPress-it është në vendngjarje dhe do t’iu mbajë të informuar për çdo informacion të ri lidhur me këtë aksion policor.

Lexo edhe

Video

1 Koment

  • […] ​Prokurori Maloku për aksionin në Shtërpcë: Do të sekuestrohen të gjitha kamerat, nuk ka të arrestuar Aksion i gjerë i policisë, largohen kamerat ilegale në Shtërpcë ​Ja çfarë konfiskoi policia deri më tash në Shtërpcë […]

Komentet janë të mbyllura.