​Izet Sadiku për arsye personale ka dhënë dorëheqje nga u.d. i detyrës së Klinikës Infektive

Infektologu i Klinikës Infektive, Izet Sadiku ka dhënë dorëheqje nga pozita e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive nw Qendrwn e Klinikws Universitare tw Kosovws (QKUK).

Sadiku për KosovPress ka thënë se nga kjo pozitë ka dhënë dorëheqje tash e 3 javë. Infektologu deklaroi  se dorëheqja është për arsye personale dhe se në krye të Infektives kishte ardhur për shkak se gjendja me pandeminë ishte e rëndë dhe klinika ishte pa drejtor.



“Më 21 maj të këtij viti kam dhënë dorëheqje nga ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive pwr asye personale. Ju e dini që unë e kam marr pozitën në fillim të marsit, në fazën kur ka filluar vala e tretë dhe kanë qenë raste të shumta COVID-19, dhe për shkak të mos krijimit të një vakumi institucional e kam marr atë detyrë dhe sigurisht edhe menaxhmenti por edhe kolegët kanë qenë të informuar që do marr këtë detyrë vetëm pwr tejkalim të situatës sepse nuk kam pasur për të menaxhuar për një kohë më të gjatë Klinikën. Me qetësimin e situatës  dhe me zvogëlimin e numrave e kam njoftuar drejtorinë dhe më pas kam dhënë edhe dorëheqje” ,tha ai për KosovaPress.

Kujtojmë që Izet Sadiku ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive e kishte marr në fillim të marsit, pas dorëheqjes që nga kjo pozitë e kishte dhënë infektologia, Lindita Ajazaj e cila edhe ajo si ushtruese detyre e drejtorit të Klinikës Infektive për më shumë se 1 vit e kishte udhëhequr këtë klinik gjatë pandemisë.

Përveç Klinikës Infektive pozita e drejtorit të Klinikave dhe të Spitaleve të Përgjithshme në Kosovë janë në problem për Shërbimi Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

E drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi ditë më parë ka paralajmëruar për KosovaPress se Brenda këtij viti do zgjidhen drejtorët e Klinikave që janë me ushtrues detyre por edhe të Spitaleve të Përgjithshme.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.