​Ivan Perisic e bën historinë me Kroacinë

​Ivan Perisic e bën historinë me Kroacinë

Anësori i Interit Ivan Perisic ka hyrë në historinë e Kroacinë me një gol dhe asistim në fitoren 3-1 ndaj Skocisë, duke arritur diçka që vetëm tre lojtarë e kanë bërë që nga viti 1980.

Kurioziteti është që të dy kontributet e tij ishin me kokë. Fillimisht ai e dërgoi me kokë një top deri te Nikola Vlasic i cili realizoi për 1-0, dhe pastaj shënoi me kokë pas një harkimi nga këndi të Luka Modric.


Që kur fazat e grupeve u prezantuan në Kampionatin Evropian në vitin 1980, vetëm katër lojtarë kanë arritur të shënojnë dhe të asistojnë në të njëjtën ndeshje grupi në dy raste të ndryshme, përcjellë KosovaPress.

Cristiano Ronaldo e bëri atë pesë herë, ndërsa Dimitri Payet dhe Ëesley Sneijder e arritën këtë dy herë.

Deri më tani Perisic ka shënuar nëntë gola në 14 paraqitjet e tij të fundit në turne të mëdha ndërkombëtare.

Video

error: