​Italia në pritje të temperaturave përvëluese, rritet rreziku për zjarre

​Italia në pritje të temperaturave përvëluese, rritet rreziku për zjarre

Një javë me temperatura të larta do të përfshijë Italinë, ndërkohë që Mbrojtja Civile ngre alarmin për efektin që mund të kenë ato.

Në ditët në vijim rreziku i zjarreve do të rritet në të gjithë vendin, falë temperaturave që mund të kalojnë edhe 45 gradë Celisus dhe për këtë arsye kërkohet vëmendje më e madhe nga institucionet dhe bashkëpunimi të qytetarëve.

Për të kërkuar angazhimin maksimal për të shmangur një emergjencë të re është kreu i Departamentit, Fabrizio Curcio, i cili thotë se nën dritën e parashikimeve të motit, deri më 15 gusht, Italia do të goditet nga një valë e nxehtësisë afrikane, me temperatura që do të arrijnë 45 gradë Celsius në jug, 36-37 në qytetet e luginës së lumit Po dhe deri në 28-30 gradë Celsius deri në 1 500 metra mbi nivelin e detit.


Një ngjarje ekstreme me pak precedentë, e shkaktuar nga një fushë subtropikale me presion të lartë që do të godasë Mesdheun dhe do ta ketë epiqendrën e saj në ditët mes së martës dhe të enjtes.

Shenjat e para të asaj që mund të ndodhë tashmë janë regjistruar në këto orë, me avionët ”Canadair” dhe helikopterët e flotës ajrore të shtetit që kanë fluturuar që nga mëngjesi për të ndihmuar në shuarjen e 28 zjarreve në Sicili, Palermo, Sogliano del Rubicone, Cesena dhe Aspromonte.

Ndërkohë në Kalabri janë regjistruar dy të vdekur ditët e fundit dhe situata mbetet aq shqetësuese sa kryeministri italian, Mario Draghi ka nënshkruar një dekret që parashikon mobilizimin kombëtar të sistemit të mbrojtjes civile.

Gjatë orëve të ardhshme, vullnetarë dhe mjete të kolonave të lëvizshme nga rajone të tjera të Italisë do të mbërrijnë në këto zona.

Lexo edhe

Video

error: