Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

​Ismaili në “Javën e Gruas”: Barazia gjinore nuk është luks, por e drejtë esenciale për një shoqëri demokratike

​Ismaili në “Javën e Gruas”: Barazia gjinore nuk është luks, por e drejtë esenciale për një shoqëri demokratike

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëkohësisht, deputeti i Kuvendit, Uran Ismaili, ka marrë pjesë sot në panelin e organizuar në kuadër të “Javës së Gruas”.

Gjatë këtij paneli, deputeti Ismaili ka thënë se barazia gjinore nuk është luks, por një e drejtë esenciale si parakusht i një demokracie të shëndoshë.

Më tutje, Ismaili ka thënë se shoqëria e jonë nuk mund të thirret vetëm mbi ligjet, kur flet për të drejtat e grave, sepse, në jetën e përditshme të drejtat e tyre janë shumë më të shtypura.


“Rreziku jonë është që ne të mbështetemi vetëm në ligje. Të themi që ligjet i kemi në rregull, garantojnë barazi. Se ligjet janë ashtu sikur për burrat edhe për gratë. Nëse e bëjmë këtë, atëherë nuk jemi të ndjeshëm rreth problemeve reale që kanë gratë në politikë”, ka thënë Ismaili duke shtuar.

“Unë konsideroj që të gjitha gratë të cilat garojnë në politikë janë të suksesshme. Ato kanë thyer një paragjykim të madh në shoqëri, në vendbanimet nga vijnë dhe i kanë bërë nder demokracisë”.

Më tej, Ismaili ka thënë se normat shoqërore të cilat paragjykojnë por edhe shtypin ambiciet e grave, janë akoma evidente në Kosovë. Rrjedhimisht, sipas tij, është obligim i yni si shoqëri por edhe e partive politike që të luftojnë këto norma.

“Si shoqëri, si burra, si parti politike, na takon që t’i luftojmë këto norma kulturore. Me gratë pjesëmarrëse në politikë, demokratizimi i shoqërisë është më i plotë. Zhvillimi ekonomik është më i madh etj”, ka thënë Ismaili.

Lexo edhe

Video

error: