​Ish-zëvendëskryeministrja: Toleranca dhe paqja promovojnë zhvillimin ekonomik

Ish-zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Senida Mesi, ka thënë se përmes tolerancës dhe paqes do të ketë edhe zhvillim ekonomik.

Në sesionin e parë të konferencës së Lidershipit në Ballkan me temën “Paqja, Siguria dhe Zhvillimi në Ballkanin Perëndimor”, që u mbajt në Prishtinë, ajo tha se krizat ekonomike dhe energjetike kanë ardhur si pasojë e luftës në Ukrainë dhe mungesës se paqes.

“Mungesa e paqes dhe tolerancës nuk ndihmon, ajo çka ndihmon është partnershipi për të realizuar zhvillimin e qëndrueshëm. Por nëse kemi luftë, ajo shkon kundër asaj çka punojmë”, tha ajo.


Ish-zëvendëskryeministrja tha se pa tolerancën dhe paqen botërore është e vështirë të realizohen synimet e këtij mileniumi.

“Toleranca dhe paqja promovojnë zhvillimin ekonomik. Pa to është e vështirë të realizohen synimet e mileniumit… Duhet të flasim përherë e më tepër si të promovojmë paqe në mënyrë që të kemi zhvillim ekonomik”, tha ajo

Konferenca organizohet nga Federata Universale e Paqes (UPF), në partneritet me Agjencinë e Lajmeve KosovaPress, Washington Times Foundation, Shoqatën Ndërkombëtare të Mediave për Paqe (IMAP), dhe Shoqatën Ndërkombëtare të Rinisë dhe Studentëve për Paqe (IAYSP). 

Lexo edhe

Video