Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

​Ish deputeti i LDK-së i reagon Mustafës: Kur nuk ke çka flet, më mirë është të mos flasësh fare

​Ish deputeti i LDK-së i reagon Mustafës: Kur nuk ke çka flet, më mirë është të mos flasësh fare

Ish-deputeti i Lidhe Demokratike të Kosovës (LDK), Naser Rugova, ka reaguar ndaj shkrimit të kryetarit të dorëhequr të kësaj partie, Isa Mustafës, për rezultatin e LDK-së në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajtën me 14 shkurt.

Rugova shkrimin e Mustafës e sheh si një pendim të Mustafës për dorëheqjen e tij dhënë një ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve.


Ai nëpërmjet një shkrimi tha se më mirë të mos flitet kur nuk ke çfarë të thuash.

“E lexova reagimin e Kryetarit të dorëhequr. Mua mu duk sikur ishte penduar që kishte dhënë dorëheqje. Shumë keq! Kur nuk ke çka flet, më mirë është të mos flasësh fare, sepse vetëm sa i demotivon njerëzit edhe më shumë. Aman, na kurseni prej apologjive tuaja. Koha e përrallave dhe e riciklimit të figurave të harxhuara ka marr fund. Ne do të ecim përpara, por pa ju”, ka shkruar Rugova.

Lexo edhe

Video

error: