​IOC fajëson AIBA-n për refuzimin e Serbisë për të lejuar boksierët e Kosovës të marrin pjesë në Kampionatin Botëror

​IOC fajëson AIBA-n për refuzimin e Serbisë për të lejuar boksierët e Kosovës të marrin pjesë në Kampionatin Botëror

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka reaguar pas zhvillimeve të dy ditëve të fundit pasi ekipit kosovar i boksit nuk është lejuar nga autoritete e shtetit të Serbisë që të ufhëtojë në këtë vend për të marr pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit.

Sipas Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), refuzimi i Serbisë për të lejuar boksierët nga Kosova që të marrin pjesë në kampionatin botëror në kategorinë e meshkujve ishte për shkak të mungesës së kujdesit të duhur të federatës ndërkombëtare AIBA kur vendosi që organizimin e këtij turneu t’ia besonte Beogradit.

Delegacioni i Kosovës ka tentuar tri herë që të kalojë kufirin me Serbinë pas konsultimeve me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar dhe AIBA-n, por përsëri nuk kanë pasur sukses dhe janë kthyer prapa nga autoritetet serbe, përcjellë KosovaPress.

IOC tha se incidenti u shkaktua nga dështimi i AIBA-s për të ndjekur këshillat e IOC-së kur merr vendimin se kujt do t’i besohet organizimi i ngjarjeve të këtij niveli.


“Duket se AIBA nuk ka zbatuar kujdesin e nevojshëm para se t’ia besojë këtë turne Beogradit, pavarësisht nga fakti se IOC ka këshilluar vazhdimisht federatat ndërkombëtare për domosdoshmërinë e një kujdesi të tillë të duhur,” tha një zëdhënës i IOC.

Nga ana tjetër, AIBA tha se ata ishin të bindur se të gjithë atletët do të trajtoheshin si të barabartë në këtë turne.

“AIBA synon të sigurojë një shtëpi mikpritëse për çdo boksier dhe bota e boksit nuk ka kufij. Sporti synon të bashkojë njerëzit dhe duhet të jetë i pavarur nga politika kombëtare. AIBA është në kontakt me organizatorin e ngjarjeve për Kampionatin Botëror dhe Federatën serbe e boksit, në përpjekje për të korrigjuar situatën.”

IOC e njohu zyrtarisht Kosovën në vitin 2014 edhe pse ajo nuk është ende anëtare e Kombeve të Bashkuara, anëtarësimi i saj është bllokuar nga Rusia, aleati tradicional i Serbisë.

Kosova ka marrë pjesë si shtet i pavarur si në Olimpiadën Verore 2016 ashtu edhe në atë të vitit 2020.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: