​Inzaghi: Vetëm me penallti Juventusi mund të shënonte kundër nesh

​Inzaghi: Vetëm me penallti Juventusi mund të shënonte kundër nesh

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, ka deklaruar se penalltia ishte e vetmja mënyrë që Juventusi të shënonte kundër skuadrës së tij pas barazimit 1-1 të së dielës në derbin e parë të Italisë në këtë sezon të Serie A.

Interi u ndal me barazim 1-1 nga rivalët e tyre në “Giuseppe Meazza”. Edin Dzeko i dha epërsinë Interit në pjesën e parë, por goli i barazimit për Juventusin erdhi dy minuta para përfundimit të ndeshjes me Paulo Dybalan që shënoi nga penalltia e cila u akordua pas një ndërhyrjeje të Dumfries në Alex Sandron.

Pas ndeshjes, Inzaghi ishte i tërbuar pasi mendon se skuadra e tij e meritoi fitoren.


“Kjo ishte mënyra e vetme për mendimin tim që ne mund të pranonim gol nga Juventusi”, tha Inzaghi për “DAZN”.

“Janë dy pikë të humbura që nuk më pëlqejnë mua. Arbitri ishte aty dy metra larg, ai tha se gjithçka është në rregull dhe më pas ftohet nga VAR-i për konsultim. Na vjen keq për tifozët, ne meritonim më shumë”, theksoi në fund Inzaghi.

Interi ka mbledhur 18 pikë pas nëntë ndeshjeve dhe renditet në vendin e tretë, kurse Juventusi është i gjashti me 15 pikë

Lexo edhe

Video

error: