​Intervistimet e para për menaxhimin e krizës energjetike fillojnë më 8 korrik

​Intervistimet e para për menaxhimin e krizës energjetike fillojnë më 8 korrik

Komisioni Hetimor Parlamentar për menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovws do të fillojë me intervistimet e para, më 8 korrik.

Kryesuesi i këtij komisioni, Driton Selmanaj ka thënë se të gjitha institucionet, përveç Zyrës së kryeministrit, nuk kanë dërguar dokumentet e kërkuara për hetime rreth krizës me energjinë.

Selmanaj ka thënë se Ministria e Ekonomisë, KOSTT-i dhe ZRRE-ja kanë dërguar dokumentacionet.


Fillimisht ai propozoi që më 4 korrik të jetë dita kur mund të ftohen të intervistuarit e parë.

Ndërsa anëtari i komisionit nga radhët e PDK-së, Ferat Shala ka thënë se është në rregull të fillohet me këtë datë por, duhet të ftohen anëtarët e bordit një nga një si dhe paraprakisht të shqyrtohen CV-të e ekspertëve të ekonomisë dhe ata ligjorë që do të bëhen pjesë e komisionit hetimor për energjinë.

Mbledhja e komisionit nga Qeveria e Kosovës është mbajtur pa praninë e anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje. Kjo e fundit ka kërkuar që mbledhjet e komisionit të mbahen çdo të premte.

Selmanaj ka thënë se të premten, më 8 korrik do të  mbahen intervistat e para, ku intervista e parë do të jetë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ndërsa i dyti që do të ftohet në intervistim do të jetë minsistri i Financave, Hekuran Murati.

Lexo edhe

Video