​Inter-Barcelona ballafaqohen me mori mungesash, formacionet e mundshme

​Inter-Barcelona ballafaqohen me mori mungesash, formacionet e mundshme

Në stadiumin “Giuseppe Meazza” sonte do të zhvillohet sfida më interesante dhe më e rëndësishme për e Grupit C ndërmjet Interit dhe Barcelonës.

Të dy skuadrat kanë nevojë për tre pikë të plota në mënyrë që të bëjnë një hap të rëndësishme drejt sigurimit të kalimit në fazën tjetër duke e ditur se vendi i parë sipas të gjitha gjasave do t’i takojë Bayernit, transmeton KosovaPress.

Në prag të kësaj sfide, të dy skuadrat kanë disa mungesa të rëndësishme, andaj pritet të ketë edhe ndryshime në formacion.

Në radhët e ekipit italian mungojnë Brozovic, Lukaku dhe Cardoz, ndërsa në dyshim serioz është edhe sulmuesi argjentinas Lautaro Martinez.


Në vend të kroatit Brozovic, trajneri Simone Inzaghi ka lënë të kuptohet se mund të startojë mesfushori shqiptar Kristjan Asllani.

Te Barcelona mungojnë pesë lojtarë, Araujo, Bellerin, Kounde, Depay dhe De Jong.

Këto janë formacionet e mundshme:

Inter: (3-5-2): Onana; Skriniar, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Asllani, Calhanoglu, Dimarco; Martinez, Dzeko

Barcelona: (4-3-3): ter Stegen; Roberto, Garcia, Christensen, Balde; Gavi, Busquets, Pedri; Raphinha, Lewandowski, Dembele

Lexo edhe

Video