​Inspektorati i Tregut mbyll dy depo të operatorëve ekonomikë

​Inspektorati i Tregut mbyll dy depo të operatorëve ekonomikë

Dy depo të operatorëve ekonomikë, një në Fushë Kosovë e një në Graçanicë, janë mbyllur sonte nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike.

Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Industrisë në një postim në Facebook, ndërkohë që nuk ka bërë të ditur detajet e mbylljes.

Ky aksion erdhi pas reagimit të madh të qytetarëve për rritje të madhe të çmimeve të produkteve bazike, posaçërisht vajit.


Ndërkohë që lidhur me aksionin e sotëm shkruar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

“Është për tu mirëpritur veprimi i përbashkët i policisë dhe prokurorisë në ndërmarrjen e masave kundrejt abuzimit me çmimet e produkteve ushqimore bazike. Inkurajoj edhe qytetarët që të vazhdojnë raportimin e shkeljeve. Vetëm bashkëpunimi i ndërsjellë ndalon keqpërdorimet e abuzimet e tilla”, ka thënë ajo.

Ndërkaq ministrja e Industrisë, Rozeta Hajdari përmes një postimi në Facebook, u ka kujtuar bizneseve nenin që parasheh dënimin që parasheh deri në 5 vjet burg.

Lexo edhe

Video

1 Koment

  • […] ​Inspektorati i Tregut mbyll dy depo të operatorëve ekonomikëHajdari për ngritjen e çmimeve: Po marrim masat e duhura sipas legjislacionit në fuqi​Haxhiu reagon për ngritjen e çmimeve: Prokurori i Shtetit t’i hetojë ato​Prokurori i Shtetit i përgjigjet Haxhiut: Do t’i ndërmarrim të gjitha veprimet ligjore ndaj atyre që padrejtësisht ngritën çmimet […]

Komentet janë të mbyllura.