​Infermieri dorëzon në institucione kërkesat për rritjen e pagesës për ndërrimin e natës

Infermieri Enlirat Duraku ka dorëzuar në disa institucione të vendit kërkesat për rritje të pagesës së ndërrimeve të natës për infermier, pagesën e rrezikshmërisë në punë, pagesën e punës gjatë fundjavës dhe atë të orëve shtesë.

Në ditën e 14 të grevës së urisë dhe ditën e 4-të të asaj të etjes 4, Duraku ka dorëzuar  kërkesat tek kryeparlamentari Glauk Konjufca, tek komisioni për shëndetësi në Kuvendin e Kosovës, në Qeveri, përfshirë Ministrinë e Shëndetësisë dhe atë të Financave.  

Ai para mediave bëri të ditur se do të vazhdojë grevën e tij deri në përmbushje të kërkesave, pavarësisht pasojave shëndetësore me të cilat mund të përballet.  


“Sot edhe fizikisht unë kam dorëzuar kërkesat për rritje të pagesës së ndërrimeve të natës, pagesën e rrezikshmërisë në punë, pagesën për punën gjatë fundjavës dhe orëve shtesë për infermierët. Një orë punë natën për infermierët paguhet 0.65 centë[…]Unë e di që shteti nuk i nënshtrohet një individi, unë nuk kërkoj nënshtrim, po kërkoj vetëm të vlerësohet puna, mundi dhe sakrifica duke e ditur që në mesin e infermierëve kemi edhe që gjatë pandemisë kanë humbur jetën duke u dhënë shërbim qytetarëve”, tha ai.

I pyetur nëse është i vetëm në grevën e urisë dhe atë të etjes, ai tha se ndonëse i ka ftuar kolegët e tij që t’i bashkohen, këta të fundit nuk i janë përgjigjur pozitivisht ftesës.

“Infermierët tjerë në grevë nuk janë bashkuar. I kam ftuar në këtë grevë[…]profesioni i mjekut është profesion human. Ne nuk mundemi me ia leju vetes me e ndëshku qytetarin për shkak të pasivitetit të klasës politike ose personave përgjegjës[…]Grevën nuk do ta ndali deri në realizim të kërkesave edhe po të ketë pasoja fatale personalisht për mua fizikisht”, tha ai.

Ai me këtë rast ftoi edhe njëherë kolegët e tij që t’i bashkohen në grevë, pa lënë anash punën e tyre humane prej infermieri.

Lexo edhe

Video

error: