Organizata Ndërkombëtare për Migracion (IOM) ka inauguruar Qendrën e Pritjes për Migrantë në Vranidoll.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla tha se kjo qendër është edhe një konsolidim i mëtejshëm i mekanizmave shtetërorë lidhur me menaxhimin e migrimit në vend, respektivisht menaxhimin e pritjes, regjistrimit dhe profilizimit.
Ambasadori i BE-së në Prishtinë, Tomas Szunyog tha ka sfida sa i përket përballjes me migracionin në Kosovë, derisa ka falënderuar Qeverinë për menaxhimin e pandemisë në Qendrën e Migrimit pasi, siç tha ai, nuk ka pasur shpërthum të virusit.
Ai tha se BE deri tash ka investuar 7 milionë euro për menaxhimin e migrimit.
Koordinatorja për Zhvillim e Agjencive të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Ulrika Richardson tha se nëpërmjet kësaj qendre të azilit, të gjitha këto veprime tregojnë për një vlerësim të qeverisë për pranimin e njerëzve të cenueshme në mënyrë të dinjitetshme.