​Imri Ahmeti: Pushteti nuk është i pushtetarëve por i qytetarëve

​Imri Ahmeti: Pushteti nuk është i pushtetarëve por i qytetarëve

Kandidati për kryetar në Lipjan njëherësh edhe kryetar aktual, Imri Ahmeti, do ta vazhdoj mandatin e tij si i pari i kësaj komune edhe për një mandat.

Ahmeti një ditë pas zgjedhjeve u prit solemnisht nga stafi i Komunës së Lipjanit.

Ahmeti i cili mori besimin e qytetarëve duke lënë pas kundërshtarët e tij u shpreh se do të vazhdojë me punën në këtë komunë dhe do të vazhdon mandatin për herë të tretë tha se ne do vazhdojmë punën siç kemi qenë do të jemi të njëjtë do të jemi kërkues dhe intensiv në kryerjen e punëve tona.

“ Siç e dini ne synojmë me vazhdu normalisht punën dhe angazhimin tonë nuk e kam ndërmend me u ndalë tash me ju premtu asgjë se jemi në fund të kësaj punë por do të jemi njëjtë do provojë të jem i afërt me të gjithë për aq sa është e lejueshme në kuadër të normave por në të njëjtën kohe do vazhdojë të jem kërkues dhe intensiv  për mi kry punët tona secili sipas përgjithësisë që ka. Nuk e shikoj asnjëherë askënd siç e kom dëshmuar deri tash mbi baza politike sidomos këta që janë në administratë nuk vjen në shprehje me i shiku si baza politike, por kërkoj edhe  ata mos të na shikojë mbi baza politike”, tha ai.


Para stafit të Komunës së Lipjanit, kryetari Ahmeti tha se do të emrëoj bordin e ri, duke treguar edhe ndryshime të tjera brenda komunë. Megjithkëtë tha se nuk do të lejojnë komiditetin e askujt.

Ai theksoi se pushteti nuk është i pushtetarëve dhe i komunarëve.

Kryetari i komunës së Lipjanit u shpreh se komunitetin e disa nuk do ta tolerojmë dhe që ka nevojë të hyjnë në lëvizje disa administratë.

“Unë pres që në vazhdim te emërojmë edhe bordin e ri, ekipin e ri edhe normalisht që edhe punëtorët mund ti kemi nevojë për lëvizje të reja dhe administratë. Komoditetin e disave nuk do ta tolerojë me ka komoditet diku-diku e dini edhe vet dhe ka nevojë pak me i fut në lëvizje do administratë. E ndjeje të nevojshme t’i them publikut që pushteti nuk është i pushtetarëve dhe i  komunarëve, por pushteti është i qytetarëve”, tha ai

Lexo edhe

Video

error: