​Ibra: Nuk e di nëse do të jem gjallë për ndeshjet e play-off-it

​Ibra: Nuk e di nëse do të jem gjallë për ndeshjet e play-off-it

Sulmuesi i Suedisë, Zlatan Ibrahimovic pritet të pezullohet për ndeshjen e parë të play-off-it, pas ndërhyrjes së çmendur kundër mbrojtësit të krahut të Spanjës, Cesar Azpilicueta, të dielën.

Sulmuesi i Juventusit, Alvaro Morata siguroi tre pikë për Spanjën dhe kështu edhe kualifikimin në Botërorin e vitit të ardhshëm në Katar, përcjellë KosovaPress.

Por pika kryesore e bisedës pas ndeshjes ishte gjesti i çmendur i veteranit Ibrahimovic, kur ai shprehur zhgënjimin e tij ndaj mbrojtësit të Chelseat, Azpilicueta, duke u shtirur se ishte penguar.

Lojtarët spanjollë protestuan dhe faqet kryesore sportive atje e kanë dënuar gjestin e Ibrahimovic. Gazeta “Marca” e quajti “të mjerueshëm’” këtë gjestë të Ibras, ndërsa “Sport” flet për një “gjest të pajustifikueshëm”.


40-vjeçari hyri pas 73 minutash lojë të dielën, duke shpresuar të ndihmonte Suedinë të siguronte një fitore në Sevilje, por në minutën e 92-të të ndeshjes, Ibrahimovic humbi durimin dhe goditi dhunshëm me shpatullën e krahut mbrojtësin e Chelseat.

Gjyqtari Felix Brych nuk pa asgjë dhe VAR-i nuk ndërhyri, por raporti i ndeshjes tregon se Ibrahimovic u ndëshkua gjatë pas ndeshjes për incidentin dhe do të humbasë ndeshjen e parë të play-off në mars.

“Kemi pasur një ndeshje të mirë, jemi të zhgënjyer që nuk kemi përfunduar të parët”, tha Ibrahimovic pas ndeshjes.

“Por ne duhet të jemi pozitivë. A jam i skualifikuar për play off-in e parë të Kupës së Botës? Do të shohim se çfarë do të ndodh deri atëherë, as nuk e di nëse do të jem ende gjallë për play-off”, ka thënë me ironi Ibrahimovic.

Lexo edhe

Video

error: