​I vuri zjarrin një lokali, arrestohet një person në Mitrovicë

​I vuri zjarrin një lokali, arrestohet një person në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi i njëjti dyshohet se i ka vënë zjarrin një lokali në Mitrovicë.

Sipas Policisë së Kosovës, mbështetur në hetimet fillestare, shkas i rastit dyshohet të jetë një mosmarrëveshje e mëhershme ndërmjet të dyshuarit  dhe  pronarit të  lokalit.

“Hetuesit e Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, si rezultat i hetimeve dhe veprimeve të shpejta kanë identifikuar dhe kanë  arrestuar  një person të dyshuar  për veprën penale zjarrvënie të raportuar në orët e mëngjesit të sotëm”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Mitrovicë të jugut, Avni Sahiti.


Ai ka bërë të ditur se personi i arrestuar është një 26-vjeçar dhe se ka prova se ky i fundit ka kryer veprën penale.

“Arrestimi i të dyshuarit  M. H., 26 vjeçar, shtetas i Republikës se Kosovës, është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara për kryerje të veprës penale ‘zjarrvënie” që është raportuar sot në ora 05:25, e ndodhur  në  fshatin Shupkovc  të Mitrovicës së Jugut, ku si pasojë e zjarrvënies është  dëmtuar dera një lokali (kafiteri)”, ka thënë ai.

Pas intervistimit,  me urdhër të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Lexo edhe

Video