Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

​I tha se bëri pazare me Serbinë, Hoti ia kthen Ngavcit: Ndër fjalimet më të liga që kam dëgjuar

​I tha se bëri pazare me Serbinë, Hoti ia kthen Ngavcit: Ndër fjalimet më të liga që kam dëgjuar

Në seancën e sotme kur po mbahet interpelanca e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti me temën për të pagjeturit, nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci i ka tha shefit të ekzekutivit që me Serbinë ka bërë pazare me njerëzit dhe pasuritë e Kosovës. Fjalimin e saj, Avdullah Hoti e quajti të ligë.

Arbërie Nagavci nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje tha se pranimi nga Qeveria e Kosovës, që në zotimet e 4 shtatorit të pranojë paragrafin ku barazohen të zhvendosurit me të zhdukurit, është i turpshëm dhe i pafalshëm.

“Më 4 shtator ju bëtë në fakt pazare me Serbinë, jo veç për pasuritë e Kosovës por edhe për njerëzit, e ky është një lloj trafikimi, por është e pafalshme, është e turpshme ajo që në një paragraf të një marrëveshje keni vendosur dhe barazuar të pagjeturit me të zhvendosurit. Ju pranuar që Serbia të negociojë e lejuat Serbinë të vendosë vet nëse do të veprojë dhe atë që e ka detyrim ja bëtë një opsion e jo zgjidhje të lirë”, tha ajo.

E këtë Hoti e quajti një prej fjalimeve më të liga që ka dëgjuar ndonjëherë.


“Ky është ndër fjalimet më të liga që unë kam dëgjuar në këtë Kuvend prej se jam këtu deputet ose ministër përpara jush”, tha ai.

I menjëhershëm ishte reagimi i Nagavcit e cila i tha Hotit se është i dëmshëm turpi që është bërë në atë marrëveshje.

“Kryeministër i ligë, dhe i turpshëm është dëmi që ju keni bërë kur keni shkruar në një paragraf të marrëveshjes së 4 shatorit , dhe keni bazuar të pagjeturit me të zhvendosurit, i ligë është situata që është krijuar në raport me familjet e të pagjeturve, nuk ju ndërhyra kur më thatë duhet të ju vijë turp gjatë kohës sa flisja por është mirë t’i dëgjoni familjarët e të pagjeturve kryeministër, është mirë të dëgjoni nënat”, tha ajo.

Në seancë ne sotme të Kuvendit të Kosovës është thirrur në interpelancë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti që të përgjigjet rreth çështjes së të pagjeturve, në kuadër të zotimeve të 4 shtatorit.

Lexo edhe

Video

error: