​I shënoi dy gola, Grifo: Shqipëria skuadër e madhe

​I shënoi dy gola, Grifo: Shqipëria skuadër e madhe

Lojtari që i shënoi dy gola Shqipërisë, Grifo, ka lavdëruar kombëtaren shqiptare duke theksuar pas ndeshjes se kuqezinjtë janë një skuadër e madhe ndërsa shtoi se iu bë qejfi që takoi Abrashin me të cilin ka luajtur te Freiburg.


“Kemi luajtur te Freiburgu, jemi në kontakt është kënaqësi të luaj kundër tij. Ai tashmë është në Zvicër, por m’u bë qejfi që e pashë. Shqipëria ka një skuadër të madhe dhe nuk ishte e lehtë të gjeje hapësira, shkuam në disavantazh por më pas u zgjuam.”, tha Grifo.

“Në kombëtare ka gjithnjë konkurrencë, lojtarë si Bonuçi dhe Verrati janë të jashtëzakonshëm. Jam i lumtur që jam me pjesën tjetër të skuadrës dhes shpresoj që të vazhdoj të shënoj gola”, u shpreh Grifo në fund. /SS/

Lexo edhe

Video