​“I riu i frymëzuar nga Ronaldo që po rritet te Southamptoni”, BBC shkruan gjerë e gjatë për Armando Brojën

​“I riu i frymëzuar nga Ronaldo që po rritet te Southamptoni”, BBC shkruan gjerë e gjatë për Armando Brojën

Shkëlqimi i Armando Brojës në Premier Ligë me Southamptonin po bën bujë të madhe në mediat ndërkombëtare. Javë më parë sulmuesit shqiptar iu kushtua një artikull special nga “Goal.com” që fliste mbi rritjen e tij të shpejtë dje mundësitë reale që ai të jetë sulmuesi kryesor i Chelseat në sezonet e ardhshme.

Me po të njëjtin vlerësim për sulmuesin kuqezi ka shkruar të martën edhe mediumi presitigjoz “BBC” për të cilin thotë se karriera e tij është e frymëzuar nga fenomeni brazilian Ronaldo.

20-vjeçari ka pesë gola në 18 paraqitje, lojtari më i ri që ka arritur këtë shifër në sezonin aktual të Premier Ligës derisa po kalon një periudhë huazimit te Southamptoni, transmeton KosovaPress.

“I çmendur nga futbolli që kur ishte fëmijë duke parë klipet e legjendës braziliane Ronaldo, Broja po jeton ëndrrën e tij në skenën e madhe pasi u zbulua si një nga talentet e spikaturt të sezonit”, shkruan BBC.

Më tutje artikulli vazhdon me një përshkrim të fëmojërisë së Armando Brojës, që nga kohet kur ai luante me top nëpër parqet e qytetit gjatë vizitave me familjarët.

“I lindur në Slough nga prindër shqiptarë, futbolli ka qenë pjesë e jetës së Brojës që prej kohësh. Ai luante rregullisht me kushërinjtë, mamanë dhe tezen në park kur ishte i vogël, dhe ndërkohë që ishte pjesë e ekipeve të të rinjve të klubeve profesionale, babai i tij e merrte në seanca stërvitore shtesë pasi mbaronte punën. Broja ishte tepër i shtyrë edhe si fëmijë dhe në moshën gjashtë vjeçare kishte ambicie të luante për më të mirët e më të mirëve”,

“Unë shkova në disa prova me Reading,” tha ai në një intervistë në vitin 2019. “Aty shkoi mirë dhe më pëlqeu, por në atë kohë po kërkoja një klub më të madh”, kishte shtuar ai.

Një periudhë e shkurtër në akademinë e Fulhamit pasoi përpara se të vinte një moment kyç në zhvillimin e tij të hershëm kur ai u pa nga një skautët i Tottenhamit duke luajtur në një turne me skuadrën e tij lokale Burnham Juniors.

“Ai skauti në fakt erdhi për të parë një lojtar tjetër në ekipin tim, por unë përfundova duke fituar titullin si ”Lojtari i turneut” dhe ai më mori mua në vend të tij, kështu që unë shkova në Tottenham dhe firmosa për ta”, tha Broja.

Shkëlqimi i tij vazhdoi edhe te “Spursat” por duke qenë tifoz i madh i Chelseat, ai bënte gjithçka që mundej për të kapur syrin e kundërshtarëve sa herë që dy klubet londineze luanin me njëri-tjetrin.

“Ne luajtëm shumë me Chelsean dhe ata me të vërtetë më pëlqyen mua si lojtar, dhe atëherë u bashkova me akademinë tyre”, shtoi 20 vjeçari.

Tutje “BBC” shkruan edhe për atë se kush ishin lojtarët që e frymëzuan Brojën të bëhet lojtari që është sot dhe që po e vazhdon rritjen me hapa të shpejtë.

“Ashtu si shumica e lojtarëve të rinj, Broja ka marrë frymëzim nga një numër lojtarësh që i ka parë duke u rritur. Një nga kujtimet e tij më të hershme te Chelsea ishte të shihte Didier Drogba-n të shënonte, ndërsa babai i tij luante video të legjendës braziliane Ronaldo kur ai ishte fëmijë”, shkruan mediumi anglez.

“Ai ishte thjesht një lojtar i pabesueshëm”, tha Broja. “Kam parë shumë nga klipet e tij. Ai ishte i fortë, i shpejtë, me dy këmbë, kishte gjithçka. Ky është ai që unë aspiroj të jem”, ka thënë Broja.


Broja iu bashkua Chelseat në vitin 2009 dhe kaloi 11 vite duke u rritur në radhët e klubit anglez.

Pasi shënoi 18 gola në 30 paraqitje në nivelin e të rinjve në sezonin 2019-2020, atij iu dorëzua kontrata e tij e parë profesionale në shkurt 2020 dhe u pasua menjëherë me debutimin e tij për të rriturit më 8 mars, më pas trajneri Frank Lampard e inkuadroi 18-vjeçarin në katër minutat e fundit të fitores 4-0 kundër Evertonit.

Ashtu si shumë para tij, Broja u dërgua më pas për të fituar më shumë përvojë në një huazim në skuadrën holandeze Vitesse, me ish-sulmuesin e Chelseat, Tore Andre Flo, i caktuar si mentori i tij gjatë kësaj periudhe.

Lëvizja rezultoi e suksesshme pasi ai shënoi 11 gola në 34 paraqitje, duke e bërë atë një nga adoleshentët me golashënuesit më të mirë në ligat kryesore të Evropës.

Vendimi i Armando Brojës për ta përfaqësuar Shqipërinë dhe jo Anglinë është një tjetër moment i komentuar nga “BBC” dhe sipas mediumit Broja i zgjodhi Shqipërinë për shkak se “nuk kishte interesim nga Anglia”.

“Broja e ka kaluar të gjithë jetën në Angli, por me prindërit dhe pjesën më të madhe të familjes së tij nga Shqipëria, ai zgjodhi t’i përfaqësonte ata kur i erdhi rasti. Vendimi i tij mund të jetë ndikuar edhe nga fakti se nuk ka pasur ndonjë interes nga Anglia në nivel të të rinjve, kështu që në maj të vitit 2019 ai u ftua nga Shqipëria U-19”, vazhdon shkrimi.

Broja shënoi në debutimin e tij, në një fitore miqësore 3-1 ndaj Kosovës dhe një muaj më vonë ai u ngjit në U-21, duke lënë përsëri përshtypje të menjëhershme me një dopietë në debutimin e tij ndaj Uellsit pasi hyri si zëvendësues në pjesën e parë.

Përparimi ndërkombëtar i të riut ka vazhduar të jetë sa mbresëlënës aq edhe i shpejtë. Ai tani ka 10 ndeshje në nivel të skuadrës së parë të Shqipërisë dhe ka shënuar tre gola gjatë kualifikimeve të Kupës së Botës, duke përfshirë atë të fitores 1-0 kundër dy herë finalistëve të Kupës së Botës, Hungarisë.

Pasi kaloi një periudhë shumë të mirë në nivel personal, Broja ishte i gatshëm për hapin tjetër në karrierën e tij, por duke parë që te Chelsea nuk kishte hapsoirë, ai pranoi të huazohet te Southamptoni për të treguar vlerat e tij në kampionatin anglez.

Ja si krahasohet Broja me dy sulmuesit tjerë të Chelseat Lukaku dhe Ëerner sa i përket ndeshjeve të luajtura dhe golave të shënuara

Armando Broja 18 ndeshje,  5 gola

Romelu Lukaku 16 ndeshje,  5 gola

Timo Werner 11 ndeshje,  1 gol

Karriera e Armando Brojës pa dyshim se është e ndritur dhe janë tifozët e Chelseat ata që vazhdimisht kërkojnë nëpërmjet rrejete sociale që ai të kthehet në skuadër dhe të luajë në vend të Romelu Lukakut.

Lexo edhe

Video