​I jepet lamtumira e fundit shtatzënës së vrarë në QKUK

Në varrezat e reja të fshatit Lugaxhi të Lipjanit është varrosur shtatzëna 35-vjeçare, Hamide Magashi, e cila u vra nga ish-bashkëshorti i saj.

Të shumtë familjarë, qytetarë kanë marrë pjesë në varrimin e së ndjerës, e cila dyshohet se u vra nga ish-bashkëshorti i saj.

Në varrim kanë marrë pjesë edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti dhe ai i Shtimes, Qemajl Aliu.


Mbrëmjen e së mërkurës, një burrë (Sokol Halili) ka vrarë ish-bashkëshorten e tij shtatzënë në oborrin e objektit të Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë. Gruaja shtatzënë, siç është raportuar, ka qenë duke pritur për të lindur. Gjykata Themelore e Ferizajt, ka njoftuar se ka pasur urdhër-mbrojtje ndaj 35-vjeçares, e cila është vrarë në oborrin e QKUK-së.

Prokuroria Themelore e Ferizajt, lidhur me rastin ka potencuar se kompetente për zbatimin e urdhrit mbrojtës ka qenë policia.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët për ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personit të dyshuar për vrasjen e bashkëshortes shtatzënë në QKUK, e i cili ende ndodhet në arrati.

Lexo edhe

Video

2 Comments

Komentet janë të mbyllura.