​I gjendet arsenal armësh në shtëpi, do të qëndrojë një muaj në paraburgim

​I gjendet arsenal armësh në shtëpi, do të qëndrojë një muaj në paraburgim

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pandehurit A. I.

Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 21 janar në shtëpinë e të pandehurit në fshatin Beguncë të Komunës së Vitisë, gjatë bastisjes është gjetur një arsenal i armëve dhe municionit:


Dy armë të zjarrit AK-47, dy karikatorë me gjithsejtë 24 fishekë të kalibrit 7.62mm, dy karikatorë me nga 30 fishekë të kalibrit 7.62mm, 15 pako me gjithsejtë 225 fishekë të kalibrit 7.62mm, 143 fishekë të kalibrit 9mm, një pistoletë Zigana 9x19mm me dy karikatorë, një pistoletë SFRJ 7.62mm me karikator, një pistoletë e kalibrit 7.62mm T, një pistoletë TT me një karikator, dy karikatorë të revolverëve me 37 fishekë të kalibrit 7.62 mm, një leje për lëvizje me armë dhe pesë gëzhoja të kalibrit 7.62mm të AK-47 dhe 4 gëzhoja të kalibrit 7.62mm të pistoletës.

Me këto veprime, i pandehuri dyshohet se ka kryer veprat penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” vepra e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit të lartcekur, për zhvillimin me sukses të procedurës penale.

Lexo edhe

Video