Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka vizituar sot në Hagë ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin.
Përmes një statusi në Facebook, Hoxhaj ka thënë se ata do të kthehen sërish në Kosovë pranë familjeve të tyre, si çlirimtarë dhe fitimtarë.
“Sot vizitova dy heronjtë e luftës dhe të paqes, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, me bindjen e sigurt se do kthehen pranë familjeve të tyre dhe Kosovës, përsëri si çlirimtarë dhe fitimtarë!”, ka shkruar Hoxhaj.