​Hoxhaj: Nuk do të jem kandidat për kryetar të PDK-së

Enver Hoxhaj nuk do të jetë kandidat për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Këtë e bëri të ditur vet Hoxhaj në konferencën për media.


Ai para gazetarëve tha se nga gara nuk po tërhiqet për t’i ikur garës e as përgjegjësia.

“Unë nuk  jam kandidat për kryetar të PDK. Kjo nuk është ikje nga gara, përgjegjësia, nga puna e as përkushtimi por vendimi im është vendimi më i mirë që kam marrë se ky vendim mund të bashkoj forcoj  dhe ta rrisë unitetin brenda përbrenda PDK. Kam shpresuar që do të ketë shumë më shumë kandidatë në garë dhe të jetë gara më e gjallë. Por të shtunën ne do ta kemi një kryetar i cili do të jetë edhe bartësi në fazën e re të partisë. Kam qenë me një fat të madh që në një kohë historike për Kosovën kam pas një rol …unë do të jem pjesë e PDK në çdo betejë dhe sfidë që na pret., të shtunën na priftë e mbara”, tha Hoxhaj.

Lexo edhe

Video

error: