​Hoxhaj i reagon ashpër Bislimit: Ky është barazim i viktimës me agresorin dhe krahasim i UÇK-së me ushtrinë serbe

​Hoxhaj i reagon ashpër Bislimit: Ky është barazim i viktimës me agresorin dhe krahasim i UÇK-së me ushtrinë serbe

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj deklaratës së zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi, i cili tha se pala serbe është dakorduar që të hapen arkivat shtetërore, përfshirë të UÇK-së.

Hoxhaj, përmes një statusi në Facebook ka thënë se as në ëndërrën e tij më të keqe nuk ka menduar se do ta përjetojë ditën kur Qeverua e Kosobës legjitimon gënjeshtrat e Serbisë.


“As në ëndrrën time më të keqe nuk kam menduar se do ta përjetoj këtë ditë, kur Qeveria e Kosovës legjitimon gënjeshtrat e Serbisë, duke i ngjallur fantamzat serbe kinse për arkiva të UÇK-së. Kjo është barazim i viktmës me agresorin dhe krahasim i UÇK-së me ushtrinë serbe!”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

“Gabimet e Qeverisë Kurti në politikën e Jashtme janë të përmasave alarmante, duke rrezikuar seriozisht trashëgiminë e luftës sonë çlirimtare dhe shtetësinë tonë.”, ka shtuar tutje ai.

Lexo edhe

Video

error: