​Hoti për Merkel: Qeverisja e saj do të mbahet mend gjatë

​Hoti për Merkel: Qeverisja e saj do të mbahet mend gjatë

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherit deputeti i Kuvendi të Kosovës, Avdullah Hoti thotë se Kosova, Ballkani Perëndimor dhe e gjithë BE-ja është ndryshe falë lidershipit të vendosur të Angela Merkel.


Me rastin e përfundimit të mandatit 16-vjeçar si kancelare të Merkel, Hoti ka theksuar se Kosovës është përjetë mirënjohëse për mbështetjen që ka treguar ajo ndër vite.

“Kancelarja Merkel e përfundon mandatin e saj 16 vjeçar. Kosova, Ballkani Perëndimor dhe e gjithë BE-ja janë ndryshe falë lidershipit të saj vendosur dhe të matur. Disa takime të drejtpërdrejta me të, si dhe shumë të tjera përmes video-konferencave, kanë qenë mësim se si duhet udhëhequr me maturi, si duhet promovuar normalitet në jetën shoqërore, ekonomike dhe qytetare, duke praktikuar një qeverisje konsultative, gjithëpërfshirëse, transparente, që mbron vlerat demokratike, besimin në Zot dhe në fuqinë e familjes. Qeverisja e saj do të mbahet mend gjatë. Kosova është përjetë mirënjohëse”, ka shkruar Hoti.

Lexo edhe

Video

error: