Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

​Hoti pas letrës së Blinken për Vuçiqin: 30 vjet më parë Rugova na ka thënë ta ruajmë miqësinë speciale me SHBA-në

​Hoti pas letrës së Blinken për Vuçiqin: 30 vjet më parë Rugova na ka thënë ta ruajmë miqësinë speciale me SHBA-në

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka komentuar letrën e Sekretari amerikan të Shtetit, Antony Blinken i cili i kërkoi Serbisë që ta përmbyllë marrëveshjen me Kosovën me njohje reciproke.

Hoti thotë se miqtë e vërtetë të Kosovës duhet të ruhen dhe se të njëjtën gjë e ka thënë ish-presidenti Ibrahim Rugova.

“Në linjë me deklarimin e Presidentit Biden, Sekretari i Shtetit Blinken i kërkon prapë Serbisë të përmbyllë marrëveshjen me Kosovën me njohje reciproke. Këta janë miqtë e vërtetë të Kosovës. Duhet ta ruajmë miqësinë speciale me SHBA-të. Presidenti Rugova, një burrështetas vizionar e ka thënë këtë para 30 vitesh”, ka shkruar Hoti.


Hoti në shkrimin e tij në “Facebook” ka thënë edhe se dialogu ka rifilluar mbi parime të qarta në Qeverinë e kaluar.

“Dialogu është ri-filluar mbi parime të qarta në Qeverinë e kaluar – dialog vetëm për marrëveshje përfundimtare për njohje reciproke, pa u cenuar karakteri unitar i shtetit të Kosovës dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës. Mbi këto parime kemi fituar mbështetjen e partnerëve tanë për këtë proces”, shkruan Hoti.

Ndërkohë që Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ia dërgoi një letër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në të cilën ai shkroi një mesazh të veçantë nën pjesën zyrtare të letrës. Por pjesa më e rëndësishme ishte mbi këtë pjesë, ku ai i kërkoi Vuçiqit njohjen reciproke me Kosovë

“SHBA-ja është e përkushtuar për marrëdhëniet tona afatgjate. Ne ndajmë vizionin e një Serbie demokratike, stabile, prosperuese dhe demokratike në hapin drejt anëtarësimit në BE. Qëllimi afatgjatë i SHBA-së ka qenë ta shoh Serbinë dhe Kosovën të arrijnë marrëveshje gjithëpërfshirëse e përqendruar në njohjen reciproke”, shkruan Blinken në letrën dërguar Vuçiqit.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: