​Holanda shkatërron Turqinë, Depay realizon tri gola-video

​Holanda shkatërron Turqinë, Depay realizon tri gola-video

Holanda ka regjistruar një fitore shumë të thellë prej 6-1 në ballafaqim me Turqinë në kuadër të Grupit G të kualifikimeve për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Në këtë ndeshje shkëlqeu sulmuesi i ri i Barcelonës Memphis Depay i cili realizoi tri gola, raporton KosovaPress.


Pasuesi i Leo Messit në “Camp Nou” realizoi në minutat 1,16 dhe 54, ndërsa tri golat tjerë për “Tulipanët” i realizuan Van Dijk, Til dhe Valen, kurse golin e vetëm për Turqinë e shënoi Cengiz Under në minutat shtesë të ndeshjes.

Grupi G kryesohet nga Holanda me 13 pikë, e ndjekur nga Norvegjia me 13 dhe Turqia me 11 sosh.

Fitore të rëndësishme ka shënuar edhe Franca që e ka mposhtur Finlandën me rezultat 2-0 me dy golat e Antoine Griezmann në minutat 25 dhe 54.

Lexo edhe

Video