​Hiqen tarifat për studentët e nivelit Bachelor dhe Master

​Hiqen tarifat për studentët e nivelit Bachelor dhe Master

Lëvizja Vetëvendosje, përmes një postimi në Facebook, konfirmoi se Ministria e Arsimit ka hequr tarifat për studentët e nivelit Bachelor dhe Master duke filluar nga viti akademik 2021/22.


Lirimi i studentëve nga tarifat në universitetin publik , LVV thotë se se është në përputhje me programin qeverisës të Qeverisë Kurti II.

“Arsim publik falas është kërkesë e kamotshme e studentëve të Universitetit Publik në Kosovë. Kësaj kërkese sot iu përgjigj ministrja e MAShTI-t, Arbërie Nagavci, e cila i siguroi studentët që janë hequr tarifat për nivelin Bachelor dhe Master, dhe që një gjë e tillë po provohet të bëhet edhe me nivelin e doktoratës. Arsimi është një e drejtë për të cilën nuk duhet të paguaj askush, andaj, filluar nga ky vit akademik 2021/2022, në përputhje me Programin Qeverisës të Qeverisë Kurti II, studentët do të lirohen nga tarifat në Universitetin Publik. Më shumë mundësi e më shumë barazi, për të gjithë dhe pa dallim”, thuhet në postimin e LVV.

Lexo edhe

Video