​Hendbolli i meshkujve, ndeshje interesante në Rahovec e Mitrovicë

​Hendbolli i meshkujve, ndeshje interesante në Rahovec e Mitrovicë

Gara në Superligën e Kosovës në hendboll vazhdon me ndeshjet e xhiros së 11-të. Të shtunën janë dy ndeshje, ndërsa të dielën është një.

Ndërkohë ndeshja Kastrioti – Besa Famgas zhvillohet më vonë për shkak të angazhimit evropian të klubit kampion, Besa.

Prishtina – Llapi është ndeshja e parë, që luhet të shtunën nga ora 16:30. Prishtina është favorite e madhe dhe llogarit në dy pikë të reja.


Pikët i llogaritë edhe Trepça, që të shtunën nga ora 17:00 e pret Deçanin. Por deçanasit udhëtojnë në Mitrovicë me shpresë për të bërë befasi.

Ndeshja Rahoveci – Vushtrria luhet të dielën prej orës 18:00. Rahoveci ka synim që të vazhdoi me fitore, ndërkohë që vushtrriasit të trimëruar nga fitorja me Kastriotin, synojnë të fitojnë pikë në udhëtim.

Të dy skuadrat janë konsoliduar dhe kanë synime në këtë edicion. Kështu që me të drejtë pritet ndeshje e fortë dhe dramatike deri në fund.

Lexo edhe

Video