​Haxhiu pas vendimit për Gucatin e Haradinajn: Nuk e kam parë seancën

​Haxhiu pas vendimit për Gucatin e Haradinajn: Nuk e kam parë seancën

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu nuk ka komentuar vendimin e parë të Speciales, sipas të cilit me nga 4 vite e gjysmë burgim ka dënuar ish-krerët e OVL UÇK-së, Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn.

Ajo ka thënë se nuk e ka parë seancën dhe se nuk është informuar lidhur me shpalljen e aktgjykimit, për çka ka shtuar se sapo të jetë në dijeni do të dal me një qëndrim.


Për  pengim të administrimit të drejtësisë, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj sot nga trupi gjykues në Hagë janë dënuar me nga 4 vite e gjysmë burgim dhe me gjobë prej 100 eurosh.

Në dënim do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Lexo edhe

Video