​Haxhiu: Dënime maksimale për dhunuesit e ngacmuesit seksualë

​Haxhiu: Dënime maksimale për dhunuesit e ngacmuesit seksualë

“Ngacmuesit e dhunuesit po e vështirësojnë jetën e vajzave e grave gjithandej Kosovës dhe kjo është e pa tolerueshme”. Kështu u shpreh ministrja Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pas një tjetër rasti të sulmit seksual në vend që u publikua pasditen e së premtes.

Alpinistja Mrika Nikqi ishte viktimë e një sulmi seksual në një nga rrugët kryesore të Pejës mbrëmjen e së martës. I dyshuari, F.B., 25-vjeç, është në mbajtje prej 48 orësh pas arrestimit gjatë ditës së sotme.


Haxhiu shkroi se institucionet e drejtësisë duhet të shqiptojnë dënime maksimale për dhunuesit e ngacmuesit seksual

“Për shkak të rritjes së rasteve të dhunës e ngacmimit seksual, para disa javëve kemi punuar në ndryshimin e Kodit Penal në drejtim të ashpërsimit të masave e dënimeve për dhunuesit dhe ngacmuesit. Të njëjtat, do t’i finalizojmë dhe procedojmë tutje javën e ardhshme dhe do të përkujdesemi që të gjitha procedurat deri në fuqizim të bëhen në kohë sa më të shpejtë. Institucionet e drejtësisë duhet të shqiptojnë dënime maksimale për dhunuesit e ngacmuesit seksual!”, shkroi Haxhiu.

Lexo edhe

Video