​“Hardh Fest”, 20-vjetori me aktivitete atraktive dhe unike

​“Hardh Fest”, 20-vjetori me aktivitete atraktive dhe unike

Festivali “Hardh Fest”, edicionin e kaluar është shënuar simbolikisht me shumë aktivitete online për shkak të vitit pandemik, duke e pasur prioritet shëndetin e vizitorëve të festivalit dhe vazhdon me sloganin “Shnosh si kokrra”.

Festivali më i madh në Kosovë, “Hardh Fest”, vjen me një maratone festive gjatë tërë vitit si dhe me përditësim të aktiviteteve atraktive dhe unike, duke festuar vitin jubilar të 20-të, duke nisur kështu edhe historinë e re të “Hardh Fest”.


Festivali mbahet me 3, 4 dhe 5 shtator 2021, n’Konak të Rahovecit, lokacioni më i madh dhe më modern i festivaleve në Kosovë.

“Hardh Fest” tashmë tradicional në 20 vjetorin, vjen me një festë të madhe duke miksuar eksperiencat turistike me pamje nga vreshta, verë të kuqe, rreth kazanit dhe raki rrushi deri te Hardh Campi, një festival origjinal që tashmë është i njohur ne gjithë botën. 

Lexo edhe

Video