Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se për shkak të tij zhvillimet në dialogun me Serbinë kanë shkuar në drejtim të gabuar.
Haradinaj tha se sikur kryeministri Kurti, presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca të kishin zgjedhur Shtetet e Bashkuara të Amerikës marrëveshja me Serbinë do të ishte arritur me kohë dhe terroristët nuk do të mund të kalon kufirin me Kosovën.
Ai në Kuvendin e Kosovës e quajti mashtrues Kurtin që ka zgjedhur për ndërmjetësim të dialogut, përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrell dhe emisarin Miroslav Lajçak, derisa tash i akuzon të njëjtit.
Derisa nënvizoi sërish se sulmi terrorist i 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit ishte sponsorizuar nga Serbia dhe se mori përgjigjen e mirë nga institucionet tona të sigurisë./KosovaPress/