​Haradinaj takon presidentin Begaj: Sinqeriteti në bashkëpunim me aleatët e sigurisë është jetik

​Haradinaj takon presidentin Begaj: Sinqeriteti në bashkëpunim me aleatët e sigurisë është jetik

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka zhvilluar sot një takim me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, me të cilin ka thënë se ka pasur një bisedë të hapur vëllazërore.


Ai ka shpërndarë disa foto nga ky takim, sipër të cilave ka shkruar se bashkëpunimi mes dy vendeve dhe sinqeriteti në raport me aleatët e sigurisë është jetik si asnjëherë më parë.

“Me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilluam sot një bisedë të hapur dhe vëllazërore për situatën politike në rajon dhe temat me interes të përbashkët për qytetarët e të dy vendeve. Shpreha gatishmërinë time për një bashkëpunim të ngushtë në shërbim të interesit të përbashkët kombëtar. Bashkëpunimi bilateral mes dy vendeve dhe sinqeriteti në bashkëpunim me aleatët tonë të sigurisë të prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është më jetik se asnjëherë më parë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Lexo edhe

Video