​Haradinaj: Me kalimin e Sulejmanit amshim, Kosova humbi një prej vëllezërve që iu bë krah çlirimit të saj

​Haradinaj: Me kalimin e Sulejmanit amshim, Kosova humbi një prej vëllezërve që iu bë krah çlirimit të saj

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se sot në Tiranë i është dhënë lamtumira e fundit, Sulejman Berishës, i cili kullën e tij në Tropojë, e kishte vënë në shërbim të plotë të UÇK-së.

Postimi i Haradinajt në Facebook:


Sot në Tiranë për t’i dhënë lamtumirën e fundit Sulejman Berishës, të cilin kam pasur nderin ta njoh për së afërmi, në kohën më të vështirë për Kosovën. Baca Sulejman, kushëri i afërt i ish-kryeministrit Sali Berisha, gjatë luftës së fundit në Kosovë, kullën e tij në Tropojë e kishte vënë në shërbim të plotë të UÇK-së. Me kalimin e tij në amshim, familja humbi të dashurin e tyre kurse Kosova një prej vëllezërve që iu bë krah çlirimit të saj. I përjetshëm qoftë kujtimi për të.

Lexo edhe

Loading...
error: