​Haradinaj-Kurtit: Nuk paske qenë i sinqertë për taksën në “Rrugën e Kombit”

​Haradinaj-Kurtit: Nuk paske qenë i sinqertë për taksën në “Rrugën e Kombit”

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj edhe njëherë ka reaguar ndaj takës ngjitëse prej 5 eurove për regjistrim të automjeteve.

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti kohën kur ai kundërshtonte pagesën në “Rrugën e Kombit”, e për të cilën kishte dhe mbështetjen e tij.


Por që gjithë ky kundërshtim i Kurtit sipas Haradinajt paska qenë i pasinqertë.

“Dikur e kundërshtoje ashpër taksën e Rrugës së Kombit dhe unë atëherë isha me ty! Por ti nuk paske qenë i sinqertë, sepse ndryshe nuk kishe vendosur që shtresës së mesme të popullit, e për hesap të oligarkëve, me ia marrë edhe nga 5 euro nga xhepi. Edhe kjo “nalepnica jote” ka mundur të kushtojë 1 euro, por ti paske hesape të tjera. Dikur veç unë të quaja mashtrues e tani numri atyre që të cilësojnë si mashtrues është tepër i madh! Zbrit në tokë o Kryeministër se Shteti nuk udhëhiqet me llafe, sado të bukura qofshin ato, por me punë! E ju çdo punë po e keni të ligë, siç e ligë është edhe kjo hajnia prej 5 eurosh!”, ka shkruar Haradinaj.

Lexo edhe

Video

error: