​Haradinaj: Kurrë nuk më ka munguar mbështetja e familjeve të respektuara

​Haradinaj: Kurrë nuk më ka munguar mbështetja e familjeve të respektuara

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka vazhduar me vizita në familje emblematike të kombit shqiptar. Kësaj radhe ai ka qëndruar në familjen e bashkëluftëtarit të Isa Boletinit.


Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka njoftuar se është mirëpritur në familjen e pasardhësve të Ali Metës, bashkëluftëtar i Isa Boletinit, familjen Mehmetaj në Rudicë të Klinës. 

“Në rrugën time jetësore, asnjëherë nuk më ka munguar mbështetja e përkrahja e shumë familjeve të respektuara shqiptare. Ashtu edhe sot, u ndjeva i nderuar në mesin e pasardhësve të Ali Metës, bashkëluftëtar i Isa Boletinit, në familjen Mehmetaj në Rudicë, me gëzimin e madh edhe për prezencën e mërgimtarëve që i shtojnë gjallërinë vendit”, ka shkruar Haradinaj.

Lexo edhe

Video