​Haradinaj kujton të rënët në Celinë, Fortesë dhe Brestoc

​Haradinaj kujton të rënët në Celinë, Fortesë dhe Brestoc

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, sot ka kujtuar të rënët në Celinë, Fortesë dhe Brestoc, që dhanë jetën njëzetedy vite më parë.

Haradinaj ka thënë se si shoqëri dhe si shtet duhet të kërkojmë drejtësi për ta.


“Sot kujtojmë të rënët në Celinë, Fortesë dhe Brestoc, që i falën jetën Atdheut njëzetedy vite më parë.

Si shoqëri e si shtet, do të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi për ta. Ata që vranë gratë, burrat, pleqtë dhe fëmijtë tanë, duhet të përgjigjen“, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

“Dëshmorët e Martirët janë ndërgjegjja jonë kombëtare, motivimi e frymëzimi për të ruajtur atë që e fituam me shumë sakrificë.”, ka shtuar ai.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: