​Haradinaj i kërkon Ramës hekurudhën Kosovë – Shqipëri

​Haradinaj i kërkon Ramës hekurudhën Kosovë – Shqipëri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në vazhdën e takimeve në Kosovë, takoi edhe kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.

Takimi i Haradinajt dhe Ramës u mbajt me dyer të mbyllura.

Por pas takimit, Haradinaj thotë se kërkoi nga kryeministri shqiptar hekurudhën Kosovë-Shqipëri.


“Me Kryeministrin Edi Rama diskutuam çështjen e finalizimit të hekurudhës Prishtinë – Durrës si projekt i domosdoshëm, që lehtëson qarkullimin dhe lidh edhe më tepër vendet tona, i rëndësishëm për forcimin e sigurisë në rajon dhe integrimin në NATO”, ka thënë Haradinaj.

Në këtë takim është biseduar edhe për situatën në veri të Kosovës.

“Po ashtu, diskutuam për gjendjen e sigurisë në Kosovë me theks të veçantë në veriun e vendit. Bashkëpunimi vëllazëror ndërmjet dy vendeve tona është jetik për zhvillimin e gjithmbarshëm. Qeveritë në Prishtinë dhe Tiranë duhet të bëjnë të pamundurën që të heqin të gjitha barrierat që vështirësojnë bashkëpunimin në të gjitha fushat e posaçërisht në atë ekonomike”, ka përfunduar Haradinaj.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: