​Haradinaj: Adriani Krasniqi është udhërrëfyes për breza, se sa vlerë ka liria

​Haradinaj: Adriani Krasniqi është udhërrëfyes për breza, se sa vlerë ka liria

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka kujtuar dëshmorin e kombit Adrian Krasniqi.

Në 23 vjetorin e rënies së dëshmorit Adrian Krasniq, Haradinaj thotë ai është udhërrëfyes i brezave se sa vlerë ka liria dhe sa e madhe është dashuria për Atdheun.


Haradinaj ka shkruar edhe për miqësinë që kishte me Adrianin.

“Adrianin e kisha mik e bashkudhëtar në rrugën e lirisë. Sot ai është udhërrëfyes i brezave, se sa vlerë ka liria, e sa e madhe është dashuria për Atdheun. Lavdi e përjetshme!”

Dëshmori i kombit Gjeneral Adrian Krasniqi ka rënë heroikisht më 16 tetor të vitit 1997, gjatë një sulmi të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në stacionin e policisë serbe, në Kliçin, në afërsi të Pejës, e cila ishte një pikë strategjike e forcave policore dhe ushtarake serbe.

Lexo edhe

Video