​Hapet aplikimi për edicionin e dytë për “Çmimin për media”

Nisma për Ndryshim Paqësor (Peaceful Change Initiative) ka hapur zyrtarisht aplikimin për edicionin e dytë për “Çmimin për media” për gazetarët e mediave audiovizive në Kosovë dhe Serbi, të cilët përmes materialeve të tyre gazetareske trajtojnë bashkëjetesën e komuniteteve në Kosovë dhe Serbi. Derisa ky aplikim është i hapur deri më 31 dhjetor, çmimi i parë për storiet dhe shkrimet që do të prezantohen nga gazetarët do të shpërblehen me 2000 euro.

Në një konferencë për media organizatorë nga Kosova dhe Serbia kanë inkurajuar që gazetarët e këtyre dy shteteve të aplikojnë për këtë çmim.

Mjellma Doli, përfaqësuese e Nismës për Ndryshim Paqësor në Kosovë, në fjalën e saj tha se ky projekt ka për qëllim fuqizimin e zërit lokal dhe zhvillim, i cili sipas saj përqendrohet në Kosovë dhe Serbi.

“‘Peaceful Change Initiative’ fokus e ka fuqizimin e komuniteteve pas konflikteve. Puna e saj është e përqendruar në Libi, Kaukazin Jugor dhe Ballkanin Perëndimor. Për projektin e Ballkanit Perëndimor i cili quhet ‘Fuqizimi i zërit lokal dhe zhvillim’, projekti është i përqendruar në Serbi dhe Kosovë, dhe ka për qëllim mbështetjen e komuniteteve dhe shoqërisë veçanërisht në aspektin lokal, për të fuqizuar pjesëmarrjen dhe zërin e tyre në komunitete dhe komuna ku ata jetojnë. Një pjesë tjetër qendrore e këtij projekti është veprimtaria e mediave dhe gjatë këtyre dy viteve të fundit kemi organizuar shumë takime konstruktive me mediat ku një numër i gazetarëve dhe profesionistëve nga fusha e medias nga Kosova dhe Serbia janë takuar dhe kanë diskutuar çështje të ndryshme, dhe kanë dalë me ndërmarrjen e veprimeve të caktuara, të cilat kanë mundësinë që të përmirësojnë atmosferën mediale e cila është mjaft e ndarë si në Kosovë ashtu edhe në Serbi”, tha ajo.

Nenad Sebek, përfaqësues i së njëjtës organizatë në Serbi, nëpërmes komunikimit online tha se anëtarët e jurisë do të vlerësojnë punimet të cilat do të dorëzohen nga gazetarë serbë.


“Këtu janë anëtarët e jurisë që do të vlerësojnë punimet që do të dorëzohet në gjuhën serbe, përveç që do të ketë dy kategori audiovizive dhe tekstuale dhe kemi dy kategori gjuhësore, çmimin ceremonial… për punimet në gjuhën shqipe dhe në gjuhën serbe, këtu janë Jelena Obuqina dhe Tamara Skroza dy anëtaret e jurisë së trepalëshe” , tha ai.

Ndërkaq, gazetarja Adriana Thaçi, e cila ishte fituese e çmimit kryesor vitin e kaluar, tha se çmime të tilla janë motivim për gazetarët.

Ajo thotë se hulumtimin të cilin e ka zbuluar ka treguar qartë se si ka dështuar sistemi i drejtësisë dhe të gjitha hallkat e tjera të shtetit.

“Dhe kur kam filluar të punoj që ka qenë një hulumtim të cilin e kam zbuluar unë, ndodhë një ngjarje, ka ndodhur një vrasje e një fëmije dhe kur kam hyrë me pa më tej se çka ka ndodhë është parë që ka dështuar komplet të gjitha hallkat e shtetit prej qendrës për punë sociale deri të gjykata. Storia ka trajtuar më tepër aq sa ka trajtuar se çka ka ndodhë pas vrasjes së 11-vjeçarit dhe se gjykata dhe sistemi i drejtësisë e ka trajtuar dhe e ka gjykuar ashtu siç e meriton këtë rast dhe është parë që ka dështuar sepse është gjykuar në aspektin e vrasjes dhe nuk ka shkuar më tej sepse përveç që kanë qenë vrasësi edhe një pedofil sepse fëmija ka qenë në moshën 11 vjeçare dhe rasti ka qenë në moshën 19-vjeçare”, tha ajo.

Të drejtë aplikimi për pjesëmarrje për “Çmimin për media” nga Kosova dhe Serbia kanë të drejtë gazetarët të cilët kanë prezantuar storiet e tyre nëpër mediume nga 1 janari i këtij viti deri më 31 dhjetor. 

Video