​Hamiti i LDK-së për parkingun nëntokësor: Mirë që mbeten fakultetet

​Hamiti i LDK-së për parkingun nëntokësor: Mirë që mbeten fakultetet

Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti, nuk është shprehur shumë i kënaqur me parkingun e ri nëntokësor të përuruar para pak ditësh.

Edhe pse nga kryetari i Prishtinës, bashkëpartiaku i tij Përparim Rama, u pa si zgjidhje e mirë, kjo nuk po i pëlqen Hamitit i cili ka thënë se mirë që kanë mbetur fakultetet.

Ai ka publikuar dy foto, një foto të hapësirës para se të ishte parkingu dhe një tjetër pas inaugurimit të parkingut.


“Dikur dhe sot: oborri i Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Prishtinës. Prej parku në parking. Edhe në qendër komerciale, natyrisht. Mirë që mbetën fakultetet!”, ka shkruar ai.

Megjithatë, Hamiti nuk e bën fajtor qeverisjen aktuale të Prishtinës, e cila drejtoeht nga partia e tij, por atë të Shpend Ahmetit.

“S’ka më park para Fakultetit të Filologjisë. Ka degraduar keq me projektin e qeverisjes komunale të mëhershme. Tash një parking dhe qendër tregtare, jo kampus univeristar”, ka shkruar ai në një tjetër postim të mëhershëm.

Ndryshe, parkingu nëntokësor është kritikuar për çmimet e larta, sidomos në krahasim me vendet e rajonit, si Tirana e Shkupit, mirëpo kompania që e menaxhon atë ka thënë se të tilla çmime iu ka imponuar tregu aktual.

Lexo edhe

Video