​Grupi i tifozëve “Plisat” kërkojnë që emri i tyre të mos përdoret për fushatë zgjedhore

​Grupi i tifozëve “Plisat” kërkojnë që emri i tyre të mos përdoret për fushatë zgjedhore

Grupi i tifozëve të Prishtinës, i njohur si “Plisat” përmes një reagimi në faqen e tyre në “Facebook” ka bërë thirrjet që emri i tyre të mos përdoret në fushatë zgjedhore nga kandidatët për kryetar të Prishtinës.

Ata kanë kërkuar gjithashtu që kjo të jetë hera e fundit që dikush përdor emrin e tyre për llogo ose rekuizita me qëllim të përfitimit në fushatë zgjedhore, përcjellë KosovaPress.


Ky është reagimi i plottë i “Plisave”

“Nuk është  hera e parë që politikanët dalin publikisht me llogo ose me rekuizita zyrtare të Plisave, mirëpo duhet dhe do të jetë hera e fundit që ndokush nga ta do të mundohet të përfitojë përmes grupit PLISAT. Nuk ka rëndësi a je i Prishtinës dhe je duke kandiduar për kryetar të kryeqytetit, emrin e grupit PLISAT nuk guxoni ta përdorni për fushatat e juaja. Kjo vlen për të gjithë ata që po mundohen në emrin tonë të përfitojnë vota, kinse e duam Prishtinën, i duam Plisat, stadiumi i Prishtinës e dini të gjithë se ku gjindet, asnjëherë nuk ka ndërruar lokacion, pse nuk jeni prezent nëpër stadiume edhe ditëve të rëndomta, por jeni gjithmonë prezent kur juve ju nevojitet, pra gjatë fushatave?! Ne, grupi PLISAT, i dënojmë fuqishëm këto lojëra të pista që po ndodhin kohëve të fundit dhe shpresojmë që do ta merrni parasysh këtë reagim dhe asnjëri nga ju pa marrë parasysh cilës parti i takoni – MOS BËNI FUSHATË NË EMËR TË PLISAVE ose me llogo të PLISAVE.”

Lexo edhe

Video