​Grupi G: Kualifikohen Zvicra e Brazili, Serbia te shpija

​Grupi G: Kualifikohen Zvicra e Brazili, Serbia te shpija

Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit të fazës së grupeve të Kampionatit Botëror “Katar 2022”, ku tanimë kemi mësuar dy kombëtaret të cilat kanë siguruar biletat drejt eliminatoreve të këtij edicioni.

Kombëtarja e Zvicrës e ka mposhtur Serbinë me rezultat të ngushtë 3:2, kështu duke e siguruar kualifikimin tutje, raporton KosovaPress.

Protagonist me gol ishte futbollisti me prejardhje shqiptare, Xherdan Shaqiri, i cili shënoi në minutën e 20’ për 1:0.

Ndërkaq, dy golat e tjerë për Zvicrën i shënuan Breel Embolo (minuta e 44’) dhe Remo Freuler (minuta e 48’).

Te serbët golat i shënuan Mitrovic (minuta e 26’) dhe Vlahovic (minuta e 35’).

Po ashtu, krahas këtij takimi u zhvillua edhe përballja mes Kamerunit dhe Brazilit, ku ky i fundit është mposhtur me shifrat 1:0.


Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Vincent Aboubakar, i cili në minutën e 90+2’ ia siguron Kamerunit fitoren me rezultat minimal 1:0.

Në bazë të këtyre rezultateve, Brazili mbetet lider i Grupit G me gjashtë pikë, aq sa ka edhe Zvicra në vendin e dytë, ndërsa Kameruni zë vendin e tretë me katër pikë.

Serbia është e fundit me vetëm një pikë.

Rezultatet finale:

Kameruni 1:0 Brazili

Serbia 2:3 Zvicra 

Lexo edhe

Video