​Grupi C, rezultatet e dy ndeshjeve pas pjesës së parë

​Grupi C, rezultatet e dy ndeshjeve pas pjesës së parë

Kanë përfunduar pjesët e para të dy ndeshjeve të Grupit C ku edhe do të qartësohet se cilat skuadra do të vazhdojnë tutje në Euro 2020.

Maqedonia e Veriut e cila tashmë i ka humbur të gjitha gjasat është duke u mposhtur me rezultat 1-0 nga Holanda me golin e realizuar nga sulmuesi më i ri i Barcelonës Memfis Depay në minutën e 24’, përcjellë KosovaPress.

Në ndeshjen tjetër, Austria është duke e mposhtur Ukrainën në sfidën direkte ndërmjet tyre për vendin e dytë.

Golin për austriakët e realizoi Baumgartner në minutën e 21’ të ndeshjes.


Pas pjesës së parë, renditja në Grupin C duket si më poshtë:

Holanda 9 pikë

Austria 6

Ukraina 3

Maqedonia e Veriut 0

Lexo edhe

Video