​Granit Xhaka nuk luan kundër Spanjës në çerekfinale të Euro 2020

​Granit Xhaka nuk luan kundër Spanjës në çerekfinale të Euro 2020

Pasi e mposhti Francën duke bërë një paraqitje fantastike dhe duke u kualifikuar në fazën çerekfinale të Kampionatit Evropian Euro 2020, Kombëtarja e Zvicrës tani do të përballet me një tjetër rival shumë të vështirë.


Do të jetë Spanja rivali i helvetikëve për kalim në gjysmëfinale dhe në këtë përballje trajneri i Zvicrës Petkoviç nuk do t’i ketë në dispozicion shërbimet e mesfushorit Granit Xhaka, përcjellë KosovaPress.

Në sfidën ndaj Francës ku u vlerësua si lojtari më i mirë, Xhaka u ndëshkua me karton te verdhë dhe si pasojë e kësaj nuk ka të drejtë loje në çerekfinale.

Lexo edhe

Video

error: