​Granatime ruse pranë qyteteve ukrainase të Zaporizhzhias dhe Nikopolit

​Granatime ruse pranë qyteteve ukrainase të Zaporizhzhias dhe Nikopolit

Rusia goditi në periferi të qytetit jugor të Ukrainës, Zaporizhzhia, gjatë natës të së premtes, tha të premten në Telegram Oleksandr Starukh, kreu i administratës ushtarake rajonale lokale.

“Detajet e ngjarjes po hetohen. Kujdesuni për veten!”, shkroi ai.

Rajoni i Dnipropetrovsk, përtej lumit nga termocentrali bërthamor i pushtuar nga Rusia, Zaporizhzhia, gjithashtu raportoi për granatime, shkruan CNN.


“Gjatë natës, ata bombarduan Marhanets dhe Nikopol me raketa ‘Grad’ dhe artileri të rëndë. Të paktën 70 predha ruse ranë në qytete dhe fshatra,” shkroi në Telegram të premten Valentyn Reznichenko, kreu i administratës ushtarake rajonale të Dnipropetrovsk.

Ai tha se nuk ka viktima, por detajet e granatimeve janë ende duke u sqaruar.

Sulmet vijnë pasi një breshëri raketash ruse shënjestroi infrastrukturën kritike të Ukrainës të mërkurën, duke shkaktuar një “errësim” në sistemin energjetik të vendit, tha më herët ministri i saj i energjisë për televizionin kombëtar. Kreu i mbikëqyrësit bërthamor të Kombeve të Bashkuara tha të enjten se po ofronte mbështetje në vend për katër centrale të tjera bërthamore në Ukrainë pasi ndërprerjet e energjisë i shkëputën ato nga rrjeti.

Lexo edhe

Video