​Grafite në Prishtinë që thërrasin “punëtorët për çlirim nga shtypja”

​Grafite në Prishtinë që thërrasin “punëtorët për çlirim nga shtypja”

Mbrëmjen e së mërkurës, Prishtina është mbushur me grafite që thirren në të drejta të punëtorëve. Në prag të 1 Majit, Ditës së Punëtorëve, ku është paralajmëruar një protestë nga disa organizata, edhe parullat e shkruara në vende të ndryshme përshfaqin mesazhin që punëtorët duhet të cclirohen nga shtypja.


“Gra punëtore që punojnë brenda shtëpive pa pagesë, punëtore e punëtorë në fabrika, sektorin e shërbimeve, pensioniste/ë, studente/ë të të gjitha etnive, racave, aftësive fizike, lokacioneve gjeografike, identiteteve gjinore dhe orientimeve seksuale, bëhemi bashkë për 1 maj. Për liri e barazi!”, thuhet në njoftim.

Grupi Anarko-Sindikalist i Prishtinës, Dylberizm dhe Aktivistet/ët e bashkuar për drejtësi kanë ftuar një protestë më 1 maj në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë me fillim prej orës 12:00.

Lexo edhe

Video