​Gorani: Kongresi i Parë Klinik synon shkëmbimin e praktikave të kirurgjisë moderne

Në Prishtinë sot edhe zyrtarisht ka nisur punimet Kongresi i Parë Klinik i organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës dhe Oda e Mjekëve të Kosovës. Në këtë Kongres para 850 pjesëmarrësve do ligjërojnë 42 kirurgë nga Amerika, Argjentina, Shqipëria përfshirë edhe kirurgë të shumtë nga Kosova.  

Bashkëkryesuesi i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, Mentor Gorani  tha se synimi kryesor i këtij Kongresi është shkëmbimi i metodave më të reja kirurgjike.

“Ky Kongres si Kongresi i Parë Klinik i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës ka qëllimin që t’i shkëmbejmë përvojat, dijet me profesionistët më të mirë të nivelit botërore. Duhet të përmendim një ndihmesë të madhe nga Oda e Mjekëve të Kosovës se jemi bashkëorganizator”, tha ai.

Gorani në një intervistë për KosovaPress thotë se në Kongresin e Parë Klinik që po mbahet në Kosovë janë pjesëmarrës kirurgë të 13 specialiteteve kirurgjike. Por që janë bashkangjitur edhe anesteziolog dhe mjekë të emergjencës.

Ai tutje tregoi se në këtë Kongres do ligjërojnë edhe 42 kirurgë ndërkombëtar disa me prezencë fizike por edhe virtuale për shkak të pandemisë.


“Këtu përfshihen të gjitha specialitetet kirurgjike të cilët janë 13, si dhe kanë shoqatat përkatëse dhe si shoqata shoqëruese i kemi edhe anesteziologjinë dhe mjekë të emergjencës. Diku 42 janë ligjërues ndërkombëtar prej tyre gjysma do jenë prezent fizikisht dhe gjysma tjetër do jetë prezent online pasi për shkak te kushteve të pandemisë është natyra hibride e kombinuar. Përndryshe përafërsisht rreth 850 pjesëmarrës deri tani janë regjistruar për të marr pjesë në Kongres. Punimet Kongresi i ka nisur sot në mëngjes me një sukses të jashtëzakonshëm”, u shpreh ai.

Mentor Gorani i cili është edhe oftalmolog pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës thotë se Kongreset e tilla klinike mundësojnë shkëmbimin e praktikave më të mira të kirurgjisë moderne.

“Kjo është një mundësi shumë e mirë për tu avancuar për shkak të natyrës së Kongresit në pjesën praktike ana tjetër është shumë me rendësi të kemi kontakte marrëdhënie ndër kirurgë si të vendit tonë me të huajt në mënyrë që ta avancojmë kirurgjinë tonë….Shkuarja e mjekëve tanë në shtetet e tyre, po ashtu shkëmbimi i protokoleve dhe standardeve të tyre të cilat janë shumë të nevojshme për kirurgjinë moderne”, theksoi ai.

Kongresi i Parë Klinik do zgjasë deri të dielën më datën 26 shtator 2021.

Kongresi po mbahet në Prishtinë me prani fizike por edhe virtuale për shkak të masave të pandemisë.

Lexo edhe

Video

2 Comments

Komentet janë të mbyllura.

error: